Një banesë në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Tiranë është përfshirë nga flakët. Policia raporton se ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që zjarrfikëseit po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Njoftimi i plotë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.11.2020, rreth orës 22:21, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B.L., 54 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e forcave zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re