Një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën Ali Demi në Tiranë.

Sipas policisë, automjeti ka marrë flakë në pjesën e motorrit ndërsa ka qenë i parkuar.

Policia bën me dije se, paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale. Gjithsesi, grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave.

***

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 12.06.2020, rreth orës 15:30, në rrugën Ali Demi, ka marrë flakë në pjesën e motorrit një mjet i parkuar.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re