Skip to content

Përfshihet nga flakët një pallat në Pogradec, zjarrfikësja në vendin e ngjarjes

digjet shtepia

Përfshihet nga flakët një pallat në Pogradec. Ngjarja në fjalë është regjistruar pak minuta më parë përballë kishës.

‘BalkanWeb’ raporton se ka dyshime që ka marrë zjarr çatia e pallatit, ndërkohë që nga flakët fatmirësisht nuk rrezikohet jeta e banorëve pasi ata janë evakuuar.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies se zjarrit. Aktualisht zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes po bëjnë të mundur vënien e flakëve nën kontroll.