Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët, në lagjen nr.16 të qytetit të Durrësit. Nga të dhënat e para raportohet se është lënduar lehtë një punonjës, i cili ndodhet jashte rrezikut.

 

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjare, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re