Skip to content

Përfshihet nga flakët pallati në Fier, shpëtohet mrekullisht i moshuari

Foto ilustruese

Një pallat është përfshirë nga flakët gjatë natës në Fier. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Apollonia”, ndërsa fillimisht flakët kanë përfshirë një banesë në katin e nëntë të pallatit, ku banon  një i moshuar, i cili raportohet se ka probleme me shikimin.

Fatmirësisht fqinjët kanë mundur të lajmërojnë në kohë zjarrfikësen, teksa kanë nxjerrë nga banesa edhe të moshuarin. Ky i fundit u dërgua për ndihmë mjekësore.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Si pasojë, raportohet vetëm për dëme materiale.//