Skip to content

Përfshihet nga flakët qendra tregtare “Lobby Home” në Lundër, ja nga çfarë u shkaktuar zjarri! Shtëllunga të zeza tymi nga godina, pamjet nga vendngjarja

Një biznes në afërsi të një qendre tregtare në Lundër është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Në pamjet e siguruara nga Panorama.al, shihen shtëllunga të zeza tymi që dalin nga godina e biznesit.

Sipas policisë, zjarri ka rënë në sistemet e kondicionimit në tarracën e qendrës tregtare.

Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.09.2024, në afërsi të qendrës tregtare TEG, në tarracën e një biznesi (në sistemet e kondicionimit) ka rënë zjarr.

Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“”