Skip to content

Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Lushnjë, dhjetëra qytetarë mbeten të bllokuar

Një qendër tregtare në Lushnjë është përfshirë nga flakët, duke krijuar panik dhe bllokuar dhjetëra njerëz që ndodheshin në të.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për të lënduar, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike në tubat e ajrimit.

Flakët raportohet të kenë përfshirë katin e tretë dhe të shtatë të ndërtesës.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.//