Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë. Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Siç shihet edhe nga pamjet, nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme toke. Dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme. Kjo nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga flakët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re