Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të aplikojë teknologjinë në identifikimin e votuesve më 25 prill, nëse njëra prej palëve nuk bie dakord me zgjidhjen që do të ofrojë ky institucion pas bisedimeve me kompaninë e vetme me të cilën është në garë për realizimin e këtij procesi.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që të mos aplikojë teknologjinë e identifikimit biomentrik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse një nga palët politike nuk bie dakord për zgjidhjen që ky institucion do të ofrojë pas bisedimeve me kompaninë e vetme për realizimin e saj.
“Nëse njëra palë ka besim tek zgjidhja që ne do të ofrojmë dhe pala tjetër jo, ne nuk do ta aplikojmë. Është me rëndësi që të gjitha palët politike ta pranojnë, kuptojnë dhe ndjehen të qeta për këtë teknologji. Nuk mund të fillojmë zbatimin e këtij sistemi nëse njëra prej palëve thotë se ne kemi dyshime”, deklaroi kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
KQZ nuk e ka finalizuar ende marrëveshjen me kompaninë “Smartmatic International Holding B.V”, por sipas kreut të këtij institucioni Ilirjan Celibashi palët kanë rënë dakord parimisht dhe kontrata pritet të konkludohet në ditët në vijim, brenda javës së ardhshme.
Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur gjatë ditës së sotme nga KQZ u bë me dije se institucioni i administrimit të zgjedhjeve nuk ka pikë kyçe të punës së tij vetëm identifikimin elektronik por edhe dekriminalizimi, vota e diasporës dhe aktivitetet e ndaluara 4 muaj para datës së zgjedhjeve.
“Kodi nuk ndalon veprimtarinë e institucioneve në përditëshmërinë e tyre, por disa kufizime që administrata të keqpërdorë asetet e veta dhe stafin. Ka të bëjë me veprimtaritë për të cilat janë vendosur në mënyrë të posaçme fonde përtej buxhetit të parashikuar nga institucioni. Akti ndalon të gjitha aktivitetet për të cilat janë vënë fonde në dispozicion rishtazi. Nuk jemi në pozitën për të dhënë miratime për çdo kërkesë për aktivitet financiar, apo angazhim financiar të institucioneve publike. Nuk e ka këtë tagër KQZ dhe as Komisioneri Shtetëror”, u shpreh ai.
Për veprimtarit e ndalura të forcave polirike 4 muaj para zgjedhjeve Celibashi theksoi seato kanë të bëjnë me dhënien e lejeve të legalizimit, vizitat promovimi i dhënies së çelësave të shtëpive apo dokumentave që pasqyrojnë fitimin e të drejtave nga qytetarët.
“Si shpërndarja e lejeve të legalizimit dhe çdo titull pronësie, vizitat, promovimi i dhënies së çelësave të shtëpive dhe banesave apo dokumenteve që pasqyrojnë fitimin e të drejtave nga qytetarët. Institucionet përgjegjëse duhet ta vazhdojnë këtë punë, por persona të tjerë që nuk kanë lidhje me këtë punë nuk kanë pse të jenë pjesë dhe promovues të këtyre rasteve”, sqaroi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
Për sa i përket dekriminalizimit Celibashi e vuri theksin tek përzgjedhja e kandidatëve të pastër pa probleme me ligjin.
“Ka një vëmenendje të shtuar të publikut dhe të faktorit ndërkombëtar në këtë çështje. Uroj që partitë politike të kenë të gjithë kujdesin që në listë të prezantojnë persona dinjitozë për të përfaqësuar
/faxweb
