Kryeministri Edi Rama pasi deklaroi të mbyllur nismën e ‘Open Balkan’, pritet të nisë turin e tij në Ballkan në kuadër të procesit të Berlinit.

Mësohet se kryeministri Rama do të zhvillojë vizitat e tij në datat 6 dhe 7 korrik ku do të takohet me krerët e shteteve përkatëse.

Bëhet me dije se takimet do të mbahen në kuadër të procesit të Berlinit dhe vizitat do të jenë në Prishtinë, Beograd, Sarajevë si edhe në Shkup.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Rama në një deklaratë për mediat tha se nisma ‘Open Balkan’ e ka kryer misionin e saj dhe se tashmë vendet e Ballkanit duhet të fokusohen tek Procesi i Berlinit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re