Një juri e madhe federale ka akuzuar katër ish-oficerë policie të Minneapolis të përfshirë në arrestimin dhe vdekjen e afro-amerikanit George Floyd për shkeljen e të drejtave të tij kushtetuese ndërsa ishte i lidhur dhe luftonte për frymëmarrje.

Ish-oficerët e policisë Derek Chauvin, Tou Thao dhe J. Kueng akuzohen për shkelje të së drejtës së Floyd për të mos iu nënshtruar forcës së tepruar.

Të gjithë së bashku, edhe me oficerin e katërt të policisë Thomas Lane, akuzohen se nuk i kanë siguruar Floyd kujdes mjekësor, raporton AP.

Chauvin është akuzuar gjithashtu nën një aktakuzë të dytë për arrestimin në vitin 2017 të një djali 14-vjeçar, të cilin gjithashtu e gjunjëzoi në qafë.

Ai u dënua për vrasjen e Floyd muajin e kaluar dhe është në burg në Minesota me siguri maksimale ndërsa pret dënimin.

Tre ish-oficerët e tjerë të policisë po presin gjyqin në gusht të lirë.

George Floyd, 46 vjeç, vdiq më 25 maj të vitit të kaluar, pasi Chauvin e gozhdoi për tokë duke e mbajtur gjurin në qafë, megjithëse Floyd në mënyrë të përsëritur tha se nuk mund të merrte frymë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re