Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat dhe ndër të tjera ka folur edhe për vendimin e presidentit Begajt për të dekretuar propozime e qeverisë për ndryshimin e ligjit për ngritjen e komisioneve hetimore dhe deklaratën e mëvonshme të kryeministrit Rama.

Sa i përket deklaratës së Ramës, Meta është shprehur se të gjitha ka qenë reale dhe se imagjinare është vetëm inceneratori i Tiranës.

Në lidhje me vendimin e Begajt për të dekretuar propozimet e qeverisë, Meta tha se kjo është e drejtë e tij, por ky ligj minon akoma më shumë llogaridhënien.

Meta: Jemi në një situatë tërësisht reale dhe aspak imagjinare, por të paralajmëruar prej kohësh nga ish-presidenti, në atë të kapjes së shtetit  dhe të zerimit të pavarësisë së çdo institucioni të pavarur.

Kemi përjetuar sëbashku momente aspak imagjinare, por tërësisht reale, pasojat që po vuajmë edhe sot dhe do të vuajnë për periudha të gjatë.

Nuk ka qenë imagjinuar betimit tek noterja te Lana i një kandidatje të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka qenë imagjinare votimi  me 69 vota e Prokurorit të Përgjithshme. Nuk ka qenë imagjinare kapja e shendetësisë, imagjinar është vetëm inceneratori i Tiranës.

Lidhur me vendimin e Begajt, nuk kam arsye të flas si ish-president, sepse cdo president dhe ka të drejtën dhe gjykimin e tij, por është një fakt që nga arsyet të kësaj krize madhore është tmerri i Edi Ramës dhe mazhorancës nga llogaridhënia, të cilën e garanton kushtetuta, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, dhe këtë llogaridhënia e minon ky ligj, që tregon vendosmërinë e qeverisë për të pasur vetëm një qëllim madhor, për të pasur korrupsion galopant. Partia e Lirisë është me të gjitha kauzat e opozitës për të vendosur normalitetin në vend.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re