Skip to content

Përfundoi në koma pasi shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në Velipojë, ndërron jetën Arjan Kraja

566207194 808776888778307 7525306633569762295 n sd 1 770x433 1


Ka ndërruar jetën Arjan Kraja, heroi që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në Velipojë. Prej afro tre muajsh ai ndodhej në koma, si pasojë e një ishemie, të shkaktuar pas shpëtimit të mrekullueshëm të fëmijëve.

Sipas burimeve, i ndjeri ishte punonjës i OSSH, ku dhe këtë të fundit kanë dalë më një njoftim të hidhur.

“Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes #OSSH, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fperfundoi ne koma pasi shpetoi dy femijet nga mbytja ne velipoje nderron jeten arjan kraja%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebGjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët.

 

Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij.”, thuhet në njoftim.