Një 24 vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në Angli. Mariglen Ruçi nga lagjia Uznovë e Beratit kishte përfunduar studimet në universitetin e Sporteve. Pasi nuk kishte gjetur punë, u nis në mergim për një të ardhme më të mirë.

 

Trupi i të riut shqiptar u gjet i pajetë mëngjesin e ditës së hënë pas zjarrit që kishte përfshirë banesën ku ky i fundit jetonte. Sipas mediave të huaja, në banesë kultivoheshin bimë kanabisi. Për ngjarjen e ndodhur është arrestuar një 40 vjeçar i cili akuzohet si shkaktar i zjarrit.

 

Nga të afërm të 24 vjeçarit bëhet me dije se familja Ruçi ka dy djem që të dy të apasionuar pas sportit. Po burime të të afërmeve të familjes Ruçi bëjnë me dije se dy ditë më parë ka qenë kontakti i fundit i të riut me familjen ndërsa ditën e djeshme një nga shokët i tij ka njoftuar çfarë i ka ndodhur  24 vjeçarit i cili u gjet i pajetë për shkak të asfiksimit në banesën e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re