Përfundojnë punimet për 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit.

 

Në pamjet e publikuara nga kryeministri Edi Rama duket qartë se është lehtësuar ndjeshëm trafiku dhe mjetet vijojnë qarkullimin pa probleme.

 

“Me këtë video nga Unaza e Madhe e Tiranës, ku tanimë kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit, falë të cilave trafiku është lehtësuar ndjeshëm si në hyrje dhe në dalje të Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re