Biznesmeni Rezart Taçi shpallet i pafajshëm në Palermo. Fax News ka siguruar dy dokumente zyrtare që vërtetojnë se shtetasi Rezart Taci rezulton i pafajshëm nga Prokuroria e Palermos, si në përfundim të hetimeve paraprake të nentorit 2021 ashtu dhe në përfundim te hetimeve të marsit 2022, lidhur me çështjen e transferimit të shumës prej 18 milion euro nga llogaria personale të Z. Francesco Zummo nga një bankë zvicerane ne llogarinë e tij personale ne nje bankë të nivelit te dytë shqiptar.

Gazeta italiane “La Repubblica” raportoi në dhjetor 2021 se Prokuroria italiane kishte rrëzuar akuzat e ngritura ndaj ekonomistit Fabio Petruzzela për bashkëpunim me mafien. Në artikull thuhet se gjykatësi italian, Alfredo Montaldo, i ngarkuar me hetimin e çështjes, është shprehur se ekonomisti Petruzzella do të hetohet vetëm për akuzën e pastrimit të parave, pasi ka qenë pikërisht ai që ka kërkuar dhe kryer transferimin e rreth 18 milionë eurove.

Por, edhe kjo akuzë është kundërshtuar nga ekonomisti, i cili ka deklaruar se paratë kanë qenë të lira në Zvicër para dhe pas transfertës, dhe për këtë sipas tij, i lindte e drejta të vepronte në çdo formë dhe në çdo kohë me ato para. Media italiane raportoi se me rënien e akuzës kryesore për Petruzzellën, bie automatikisht edhe akuza e vetme që rëndonte mbi shqiptarin Rezart Taçi, pra ajo e bashkëpunimit me mafien.

Për këtë të fundit, prokurori Montaldo është shprehur se nuk ka prova që vërtetojnë korruptimin e ndonjë funksionari. Emri i Rezart Taçit u lakua gjatë hetimeve të Prokurorisë italiane për ekonomistin Fabio Petruzzella bashkë me sipërmarrësin 90-vjeçar Francesco Zummo.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re