Skip to content

Përfundojnë punimet e kërkim-shpëtimit të AFAD-it në qytetin Şanlıurfa

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se operacionet e kërkim-shpëtimit në Şanlıurfa përfunduan dhe ekipet u dërguan në rajone të tjera të prekura nga tërmeti.

“Ekipet tona kanë përfunduar punën e kërkim-shpëtimit në Şanlıurfa. Ekipet tona të kërkim-shpëtimit në Şanlıurfa u dërguan menjëherë në provincat e tjera ku vazhdon puna”, thuhet në deklaratën e AFAD-it.

Sipas të dhënave të fundit të AFAD-it, numri i viktimave si pasojë e tërmetit është rritur në 12.873 ndërsa i të plagosurve në 62.937.

AFAD bëri të ditur se pas tërmeteve 7.7 dhe 7.6 ballë me qendër rajonet Pazarcık dhe Elbistan në Kahramanmaraş, janë regjistruar 1.117 pasgoditje.
Burimi: AA