Janë kryer në një kohë të shkurtër punimet mbrojtëse të pazarit të vjetër të Korçës nga përmbytjet e shirave.
 
Pas tre situatave problematike në këtë pazar nga rreshjet, bashkia vendosi të ndërhyjë urgjentisht për të evituar përmbytjet e mëtejshme. Ndërmarja e shërbimeve të bashkisë dhe Ujësjellës- Kanalizimet, filluan ndërhyrjen për vendosjen e tubacioneve me kapacitet më madh në largimin e ujrave.
 
Të cilat në raste rreshjesh të mos përqëndrohen në pazar por të kenë dalje në rrugën e Voskopojës. Kontrolli i ujrave të zeza dhe të bardha, do të arrihet edhe nga ulja e nivelit në pikat më të larta të pazarit.
 
Gjatë rikonstruksionit të pazarit disa vite më parë, nuk u morën parasysh largimet e ujrave të zeza dhe të bardha me kapacitet të madh, dhe kjo solli disa herë përmbytje të bodrumeve në një pjesë të dyqaneve si dhe sheshin kryesor të pazarit.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re