Këto janë fotot e para të ndërtesës më të shtrenjtë që është ndërtuar ndonjëherë dhe që do të jetë Ambasada amerikane në Londër.
Për të qenë e mbrojtur nga sulmet terroriste do të jetë e rrethuar nga uji. Ambasada, që po ndërtohet në zonën “Nine Elms” në Londër, do të jetë ambasada më e kushtueshme në botë. Në çdo kat të saj do të ketë një kopsht.
Shpenzimet do të arrijnë 1 miliard dollarë. Për rritje të sigurisë u desh që fillimi i ndërtimit të godinës të shtyhej. Ajo do të hapet në janar për publikun dhe personeli prej 800 personash do t’u shërbejë 1 mijë personave në ditë. Ambasadori i SHBA-së në Londër, Woody Johnson, tha se presidenti, Donald Trump, mund të vijë në shkurt për të bërë inaugurimin zyrtar të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re