Ka përfunduar Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste që u zhvillua në Gjirin e Lalëzit,  ndërsa për mediat është ndalur të flasë, sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi.

Klosi është shprehur se kanë përfunduar anëtarësimet në 5,200 organizata në të gjithë vendin, ku familjes socialiste i janë shtuar 29,255 anëtarë të rinj, ndërsa shton se u morën vendim edhe për fazën e tretë të riernergjizimit, që ka të bëjë me zgjedhjet e kryetarëve të këtyre organizatave, që do të jenë bashkëkryetar, një burrë dhe një grua.

Ai bëri me dije se më 12 maj PS do të mbajë zgjedhjet e brendshme, ku do të dalin emrat e rinj të kryetarëve.

Klosi: U anëtarësuan  29255 anëtarë të rinj që iu bashkuan familjen socialiste. Po ashtu u morë vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë më fazën e tretë të rienergjizimin. Do të zgjidhen kryearët e organizata, që do të jenë bashkëkryetar, një burrë dhe një grua.

U morën vendime sa i përket zgjedhjeve të brendshme në PS, që  fillojmë kryetarët organizatave, pastaj me delegatët e Kongresit, proces që do të realizohet me sistemin një anëtar një votë.

Në 12 maj PS do të thërrasë Kongresin e PS dhe do të vazhdojë me proceset e zgjedhjeve në forumet e tjera drejtuese.

Kërkojmë të marrim më shumë mandate se në garën e fundit, dhe për këtë po punojmë.

PS  është një parti e madhe dhe synon çdo garë me fitore, dhe ka nevojë të riorganizojë qelizën e saj dhe gjithë strukturën. Synojmë të përmirësojmë në këtë fazë që jemi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re