Skip to content

Përfundon Asambleja e PS, Rama paralajmëron surpriza në Kongres: Ne jemi në garë me veten, Opozita është copë e çikë! Votat për president…

Ka përfunduar Asambleja e Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar surpriza në Kongresin e ditës së shtunë ku nënvizoi se do të ketë në debat në funksion për të përmirësuar vetveten.

Gjatë deklaratës për mediat, Rama ironizoi opozitën për të cilën tha se është copë e çikë duke iu referuar krizës së brendshme që po përjeton PD-ja. Rama nënvizoi se PS për herë të parë ka votat për të zgjedhur një “president normal”.

Mbaruam mbledhjen për Kongresin e PS që do të jetë i jashtëzakonshëm për shkak të kohës që jetojmë por ndryshe nga sa më parë do të jetë një format të ri në funksion të një hapje të gjerë dhe të një adresimi të atyre që janë cështje më të rëndësishme të këtij momenti të vështirë. Do të kemi jo vetëm ata që do të flasin në emër të lidershipit të partisë por do të kemi të gjithë disponimin dhe po bëjmë atë që duhet për të pasur të ftuar që të përfshihen në debatet tona në kërkim të një gjallërimi të debatit të shëndetshëm me një frymë kritike për të përmirësuar vetëveten. Problemi ynë më i madh është vetvetja, pasi kundërshtarët janë bërë një problem që të paktën për momentin nuk ekziston.

Ne kemi nisur një proces, ka një skuadër të mandatur nga PS për të hapur një kanal komunikimi me grupe dhe individë në parlamentin e Shqipërisë që përfaqësojnë anën tjetër, e cila është një anë me copa dhe cika por këtë nuk e kemi zgjedhur ne dhe respektojmë këtë konfiguracion që ata kanë krijuar dhe ndërkohë kemi hapur një proces të brendshëm pasi është hera e parë që PS i ka votat për Presidentin dhe varet nga votat e të tjerëve dhe përgjegjësia është e jashtëzakonshme për ti dhënë vendit një presidentit që të jetë një njeri normal“, u shpreh Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb