
Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako ka lënë sot qelinë e burgut të Durrësit. Dako ka përfunduar 11 ditët e qëndrimit në burg, pasi Apeli i GJKKO vendosi që ta kthente atë në qeli. Por fill pas këtij vendimi që dha gjykata, Dako nuk u dërgua në paraburgimin e Durrësit, por në spitalin Rajonal të qytetit bregdetar, pasi kishte probleme me shëndetin.
Ndërkohë, pas qëndrimit të tij në banesë, në masën e ‘arrestit shtëpiak’, ndaj Dakos u mor masa për rikthimin sërish në qeli, ndërsa tashmë duket se i ka mbyllur problemet me drejtësinë, pasi ka shlyer dënimin e tij.
AKUZAT
Dako u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre ne dy episode, i pari lidhur me lidhur me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë Fakle sh.p.k, ku ai dhe vartësit përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët kishiin hyrë në apartamentet e tyre për të banuar.
Episodi i dytë lidhet me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.
Prokuroria e Posaçme pohoi se komisioni i ngritur me urdhër të Dakos, ka kryer gabim llogaritjen e fondit limit, gati 10 herë më shumë sesa vlera që duhet të llogaritej ne bazë të të vendimit të Këshillit të Ministrave.



