Skip to content

Përfundon ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të pajetë të Aldi Ramës/ Vdekja i erdhi si pasojë e plagës së marrë në kokë nga krahu i djathtë

Ekspertiza mjeko ligjore ndaj Aldi Ramës ka përfunduar që prej mesditës. Sipas të dhënave mësohet se ajo ka zgjatur prej gati dy orësh. Ndërkohë janë duke vijuar procedurat pëe plotësimin e formularit, ku mjekësia ligjore do të dal në përfundim zyrtar. Ndërkohë burime bëjnë me dije se sipas ekspertizës, të riut i ka shkaktuar plagë një plumb qe ka marrë në kokë nga krahu i tij i djathtë.

Plumbi ka përshkruar koken e të riut, ku mjeket e traumës nuk kanë kryer operacuon për nxjerrjen e tij, pasi nuk ka pasur predhë brenda. Por plaga e madhe dhe humbja e gjakut i shkatoi edhe vdekjen 21 vjeçarit rreth ores 05:35. Ndërkohë në morgun e tiranës vijon të jetë trupi i pajetë i të riut, ndërsa pranë tij nuk është paraqitur asnjë prej familjarëve për ta tërhequr.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb