Partitë politike në Maqedoni po mbajnë takimet e fundit të fushatës para zgjedhjeve lokale të së dielës. Subjektet kryesore shqiptare si BDI,  lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët, po ashtu edhe partitë maqedonase LSDM dhe VMRO, pritet të mbajnë mitingjet e fundit me qytetarët para se të hyjnë në heshtjen zgjedhore.
 
E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se partia maqedonase në pushtet, LSDM, kandidon me kandidate shqiptare ne komunën e Çairit, Haraçinës, Dibrës dhe Studeniçanit. Qytetarët do të shprehin vullnetin e tyre në 3.480 qendra votimi në 80 komuna.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re