Nis përcjellja për në banesën e fundit viktimave te zjarrit shkatërrues pranë Athinës, i cili vrau të paktën 88 persona, mes tyre edhe fëmijë. Disa nga familjarët e viktimave në Mati, i kanë kërkuar mediave të mos jenë të pranishme në fatkeqësinë e tyre.

 

Ndërkohë autoritetet greke po vijojnë kërkimin për të zhdukurit, ndërsa të plagosurit ndodhen ende në spital për shkak të djegieve që morën nga zjarri.

 

Fatkeqësisht, disa nga të humburit që dyshohej se ishin gjallë, janë gjetur të vdekur mes rrënojave. Edhe dy vajzat e vogla binjake historia e te cilave u bë e njohur pas kerkimeve te pareshtura te babait te tyre u gjetën pa jete të përqafuara me gjyshin e gjyshen.

 

Ndërkohë qeveria po përballet me kritika të ashpëra për shkak të zjarrit vdekjeprurës të 23 korrikut. Kryeministri Alexis Tsipras mori përgjegjësinë politike për tragjedinë, por liderët e opozitës thanë se qeveria kishte dështuar për të mbrojtur jetën e njerzve.

 

Kabineti i Cipras ka njoftuar një liste të gjatë masash lehtësuese dhe ka premtuar se do të trajtojë problemet e vjetra të trrasheguara, për të minimizuar rrezikun e një katastrofe tjeter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re