Skip to content

Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, Basha niset drejt Parlamentit, pritet nga mbështetës të Berishës me thirrje “turp, turp”

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Kreu Lulzim Basha dhe deputetët e PD janë nisur nga Selia Blu drejt Parlamentit.

Në dalje të selisë së PD-së, Basha u prit nga disa militantë demokratë, me thirrje ‘turp, turp’, pasi kundershtojnë vendimin qe u mor ditën e djeshme ne lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u përjashtua nga grupi parlamentar.