Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik pas katër orësh. Në një deklaratë për mediat, Rudina Hajdari tha se diskutimi për ndryshimin e sistemit është shtyrë.

Ndërkohë Hajdari tha se po diskutohet që të ketë edhe një mbledhje sot pasdite.

“Pa ndryshuar sistemin nuk ka marrëveshje të mirëfilltë. Do kemi vetëm një aleancë të vjetër të zakonshme të personave që e kanë mbajtur peng këtë vend”, tha Hajdari.

Po ashtu palët nuk kanë rënë sërish dakord për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re