Mbledhja e Këshillit Politik që u zhvillua sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve përfundoi pas 60 minutash.

Qëllimi i mbledhjes së sotme ishte plotësimi i kuadrit të plotë ligjor me ndryshimet ligjore për t’u votuar më pas në Kuvend.

Dje palët arritën një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ndërsa Këshilli Politik do të vijojë të mblidhet për draftet që do të zbërthejnë marrëveshjen dhe çështjet e tjera që kanë mbetur për t’u diskutuar.

Po ashtu, partitë politike kanë rënë dakord që të mos ndryshojnë sistemin zgjedhor.

Ndërkohë Damian Gjiknuri zbuloi se çfarë është diskutuar sot në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore.

Gjiknuri tha se u është lënë detyrë ekspertëve të hartojnë ndryshimet ligjore sipas marrëveshjes dhe drafti i këtyre ndryshime ligjore do u kalojë javës tjetër Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore ku është dhe vetë bashkëkryetar.

Kjo mbledhje shërbeu për të përkthyer pikat e marrëveshjet në tekst ligjor që i çohet Kuvendit për miratim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re