Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohej kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.

Avokatët e Ahmetajt, në një dalje për mediat, kanë deklaruar se të gjitha akuzat janë hamendësime dhe nuk provohet asnjë vepër penale ndaj ish-ministrit.

Ata thanë gjithashtu se masat e kontrollit të banesës dhe të arrestit që kërkon SPAK ndaj Ahmetajt, bëhen për show dhe për të treguar sesi dhunohet një deputet.

“Kam dëgjuar fjalë që as i kemi dëgjuar. Po të më qëndroni pak më larg se është shumë vapë, do jua them me shumë qetësi. Ne mbajtëm qëndrim të kundërt me atë që kërkoi Prokuroria. Mesa mundëm të lexojmë, ne nuk vërejtëm kurrëkund asnjë rresht që të justifikonte nevojën pse Prokuroria ka nevojë për kontroll banese dhe masë sigurie ndaj deputetit Ahmetajt. Kjo mund të bëhet vetëm për shou për të treguar sesi dhunohet një deputet i Kuvendit. Jemi kundër arrestit të një deputeti”, u shpreh njëri prej avokatëve, Saimir Visha.

“Akuzat janë të gjitha hamendësime. Nuk ka asnjë fshjehje të pasurisë dhe asnjë lidhje me inceneratorët. Para 5 minutave kam komunikuar me Ahmetajn”, u shpreh avokati tjetër.

“Ju treguam çfarë biseduam këtu. Unë nuk gjej asnjë dëshmi kundër Ahmetajt. Mos flisni pa u njohur. Mbrojtja fillon nga evidentimi i  të vërtetës. Ju e shtrembëroni të vërtetën. Pagesat nuk janë të vërtetuara. Miqësia nuk është vepër penale. Po i ke vërtetuara, vazhdo karrierën bëhu prokurore”, tha sërish Visha.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re