Skip to content

Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve, Bardhi: Maxhoranca mori vendimin pa votim për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura, shtyrja u vendos që…






Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u diskutua rreth mandatit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur pas përfundimit të mbledhjes së maxhoranca mori vendimin pa votim në Këshill për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura.

Ai shtoi gjithashtu se shtyrja e seancës u vendos nga maxhoranca në mënyrë të paligjshme, në mënyrë që të ndihmonte Ahmetajn.

“Mbledhja e Këshillit filloi me një kërkesë të deputetëve të opozitës që mbledhja të ishte e hapur për mediat. Kishte kërkesë të SPAK që mbledhja të ishte zhvilluar me duar të mbyllura. Ishte Këshilli i Rregullores që e vendoste. Maxhornca e mori vendimin pa votim të Këshillit dhe mbledhja vijoi me dyer të mbyllura. Media duhet ta ndiqte seancën.

Ashtu siç ishte paralajmëruar për t’i dhënë kohë Ahmetajt, që nga avokatët u konfimua se ai ndodhej jashtë Shqipërisë. Në një tentativë të paligjshme të maxhorancës u vendos që të shqyhej seanca e Këshillit. Synohet që autorizimi të jepet javën që vjen. Kjo është një ndihmë për Ahmetajn për t’u fshehur nga drejtësia. Kuvendi duhet të lejonte sot prokurorinë, ti jepte autorizimin për Ahmetajt, pastaj Gjykata vendoste.

Unë kam pyetur nëse ai është në Shqipëri apo në Kanada dhe nuk kam pasur përgjigje nga drejtuesi i SPAK. E rëndësishme është se informacioni që ne kishim, u konfirmua prej avokatëve të tij se Ahmetaj nuk ndodhej në Shqipëri. Duhet të keni parasysh se nga data e kërkesës së SPAK deri sot që ka mbërritur në Kuvend, ka qenë kohë e mjaftueshme që Ahmetaj të largohej”, është shprehur Bardhi.

“”