Skip to content

Përfundon mbledhja e Ligës Profesioniste, Fidel Ylli: Futbolli do të futet në rrugën e drejt, po punojmë që topi të zbresë në fushë

Përfundon mbledhja e mbajtur mes Ligës Profesioniste të Futbollit si dhe të dërguarit të qeverisë për zgjidhjen e krizës që ka sjellë bojkotin e kampionatit. Në dalje të takimit Fidel Ylli u shpreh se po vijojnë negociatat që topi të zbresë sërish në fushën e blertë.

Ai theksoi se sporti do të futet në rrugën e drejt, pasi qeveria do të hartojë një sërë ligjesh të ngjashme me ato të Bashkimit Europian, ku klubet do të jenë në pronësi të shoqërive aksionere dhe jo më nën administrimin e bashkive. Gjithashtu Ylli theksoi se do të rritet gjithashtu financimi i shtetit për klubet në futboll.

“Sporti do të futet në rrugën e drejt. Klubet do të jenë ose shoqëri aksionere ose nën drejtimin e një presidenti privat, nuk do të jetë më nën administrimin e Bashkive. Kjo do të ndodhë nëpërmjet ligjeve që do të miratohen për klubet ku do të rritet financimi i shtetit në futbooll.

Ne pavarësisht bojkotit të ligës, do të punojmë për zgjidhjen e kushteve të vëna prej tyre”.- tha Fidel Ylli.

/faxweb