Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se çështja e lidershipit të kësaj force politike do të vendoset në konsensus me demokratët.

 

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar, Tabaku ta para gazetarëve se nuk duhen përsëritur gabimet e së shkuarës, ndërsa shton se do të vijojë një tur dëgjese me demokratët.

 

“Opozita shqiptare ka kaluar në 14 maj një humbje që është nga më të thellat. Kemi shumë nevojë që të kuptojmë realisht se çfarë ka ndodhur. Kemi nevojë të nisim një tur dëgjesë një tur reflektimi për të kuptuar sesi mund të ri ngrihemi. Të gjithë deputetët kanë angazhimin dhe vullnetin për të dalë nga kjo situatë. Unë besoj se çdo gjë sot do të bëhet në konsultim me deputetët. Jam duke u konsultuar me deputetët. Duhet të mësojmë nga gabimet e së shkuarës”, tha Tabaku.

Pas dorëheqjen së Enkelejd Alibeaj, lidershipi i PD zyrtare mbetet në pikëpyetje, ndërsa Tabaku është një ndër emrat e përfolur për të marrë këtë post referuar dhe asaj që statuti i PD parashikon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re