Skip to content

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si kryebashkiak i Tiranës

Erion Veliaj arrestimi 770x433 1 1


Këshilli i Ministrave ka vendosur shkarkimin e Erion Veliaj nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Erion Veliaj ndodhet në masën arrest me burg prej 11 shkurtit të këtij viti, ndërsa SPAK ka ngritur ndaj tij akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fperfundon mbledhja e qeverise erion veliaj shkarkohet nga detyra si kryebashkiak i tiranes%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebDosja “Veliaj” u dërgua në GJKKO disa ditë më parë dhe tani kryebashkiakut të shkarkuar i duhet të përballet me drejtësinë në etapën finale dhe vendimtare për fatin e tij.

Akuzat rëndojnë edhe mbi bashkëshorten e tij Ajola Xoxa si dhe biznesmenët Gentian Sula, Elman Abule, Fatmir Bektashi, Shkëlqim Fusha, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu, të gjithë të lënë në detyrim paraqitje.