Pas më shumë se dy orësh diskutime ka përfunduar mbledhja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rumbullaku me strukturat e policisë së Vlorës. Mësohet se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë udhëzime lidhur me disa tema që ishin fokus i këtij takimi.

 

Rrumbullaku ka kërkuar nga blutë e Vlorës që të angazhohen maksimalisht në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike dhe atë të krimit të organizuar. Ai ka kërkuar që të ketë kontrolle të shtuara në zonat që njihen si “njolla të kuqe” për kultivimin e lëndëve narkotike.

 

Në të njëjtën kohë është kërkuar mbajtja nën vëzhgim e emrave të njohur për drejtësinë në qytetin bregdetar të Vlorës. Mësohet se pjesë e diskutimit ishte dhe mbarëvajtja e qetësisë dhe rendit përpara dhe gjatë nisjes së sezonit turistik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re