Forcat e Armatosura të Shqipërisë si dhe shërbimet zjarrfikëse Korçë dhe Maliq pas 15 ditëve kanë përfunduar misionin e tyre në operacionin e madh të shuarjes se zjarreve në Greqi.

 

Lajmi është bërë me dije nga burime zyrtare kur thanë se ditën e sotme 48 trupat e këtij shërbimi zjarrfikës e ushtarak janë rikthyer pranë stacioneve të tyre të punës.

 

Gjatë 15 ditëve gjithë këto forca dhe 10 mjete kanë marrë pjesë në operacione të shumta, në shumë raste tejet të vështira për shuarjen e vatrave të zjarreve në zonën e Alexandroupolit. Gjatë gjithë kësaj periudhe Forcat e Armatosura dhe shërbimi zjarrfikës i juglindjes së vendit ishin të pranishëm në zonat më të rrezikshme. Profesionalizmi dhe solidariteti i zjarrfikësve shqiptarë ka marrë falënderime të shumta jo vetëm nga homologët grek e europianë, por dhe banorë të zonës.

 

Nga vatrat e shumta të zjarrit kanë qenë të përfshira masive pyjesh dhe vargmale, duke shkaktuar dëme të mëdha në masivet pyjore dhe në banesa, si dhe viktima.

 

Kanë qenë zjarrfikësit shqiptarë që kanë shpëtuar jetën e 7 shtetasve irakianë që kanë qenë duke hyrë në mënyrë ilagale në territorin e shtetit grek

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re