Ka kaluar për gjykim çështja ndaj ish-kryebashkiaks së Gjirokastrës Zamira Rami e cila akuzohet për shpërdorim detyre. GJKKO ka pranuar kërkesën duke e dërguar dosjen e saj për gjykim.

SPAK e akuzon Ramin se, në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime që kanë sjellë prishjen e dy pronave private gjatë realizimit të dy projekteve, një prej të cilave në kuadër të Rilindjes Urbane.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për‘ Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit” si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër.