KQZ ka numëruar 450 mijë vota tashmë. Vetëvendosje po udheheq me 48.28% të votave.

Ndërkohë e dyta është PDK-ja me 18.07% të votave dhe e treta vjen LDK-ja me 13.60% të votave, shkruajnë mediat në Kosovë.

Aktualisht AAK ka 7.72% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%. Nisma aktualisht ka 2.57% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.

Gjatë konferencës për shtyp pas mbylljes së orari zyrtar të votimit, drejtuesja e KQZ-së, Valdete Daka u shpreh se deri në orën 19:00 kanë votuar 46.90 përqind e votuesve, apo 827 mijë e 984 votues.

Në këtë mënyrë, deri më tani janë numëruar gjysma e votave të qytetarëve të Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re