Ka përfunduar numërimi i votave në 5 degë të PD-së në Tiranë, ku derimë tani ka vetëm një kandidat të skualifikuar. Kështu në Kamëz është konfirmuar lista me të shtatë të propozuarit, në mesin e të cilëve është dhe ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu.

Emrat që janë konfirmuar:

ALFRED HALILAJ
BILBIL BAJRAKTARI
DHIMITER VATA
MUNIR SHEHU
TOMORR KOTARJA
XHELAL MZIU
YLBER VATA

Në njësinë 3 në Tiranë është skualifikuar Andrin Tahiri, ndërkohë që vijojnë garën 5 kandidatët e tjerë që kanë marrë miratimin e bazës. Tahiri është mjek toksikolog, dhe nuk dihet cila ka qenë arsyeja se pse baza e ka refuzuar emrin e tij.

AIDA SHEHU
ALFRED PLLUMBI
ÇLIRIM GJATA
LEDIA SULA
LEDOR MARKU
Edhe në Paskuqan lista e kandidatëve është kualifikuar e plotë, duke mos pasur asnjë surprizë të minutave të fundit.

AGRON HAJDARKOLA
ARMEND GJANA
HAVZI AHMATI
FATOS REXHA
FLAMUR HOXHA
XHELIL KOLECI

Numërimi ka përfunduar dhe në degën gjashtë në Tiranë, ku mes emrave të kualifikuar është dhe ai i zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa, apo i ish-deputetit Fatbardh Kadilli.

EDUARD HAJKO
FATBARDH KADILLI
INA ZHUPA
KLODIANA SHALA
MAJLINDA ZOÇA
ORNELDA ZEFI
SHPETIM AGOLLI

Edhe në degën 8 në Tiranë janë kualifikuar të gjithë emrat që kanë qenë në listë, ndërkohë që vijojnë ende numërimet, dhe priten rezultatet edhe në degët e tjera, ndërkohë që kujtojmë se në garë gjithsej kanë qenë 140 kandidatë.

ANILA JANI
ARTA SAKJA
ENI KASMI
GENTJAN MUÇA
ILIR PILKU
JORIDA TABAKU
NDERIM HORESHTA
TOMORR ALIZOTI
URAN ABAZI
VEHAP KOLA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re