Ka përfunduar numërimi i votave në Kuvendin e ish-kryeministrit Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës.

 

Belind Këlliçi ka publikaur rezultatin zyrtar të procesit të votimit.

 

“Në lidhje me vendimin numër 6 ku u vendos të votohej me votim të fshehtë për shkarkimin e Bashës, ju bëjmë me dije se pas përfundimit të votimit, sekretariati teknik pasi ka mbledhur procesverbalet nxjerr rezultatet. Delegatët prezentë në momentin e çeljes së votimit kanë qenë 4934.

 

Nga këta delegatë pjesëmarrës në votim janë 4491 delegatë. Nga këto 4491 delegatë pro shkarkimit të kryetarit kanë votuar 4446 delegatë. Kundër kanë votuar 36 delegatë dhe 9 e kanë nxjerrë fletën e pavlefshme”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re