Në të dy KZAZ e Lushnjes është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit.

Në KZAZ 56 ku përfshihet qyteti dhe rrethinat numërimi i 64 kutive ka përfunduar rreth orës 3 të mëngjesit, ndërsa në KZAZ 55 ku përfshihen njësitë administrative të bashkisë Lushnje numërimi ka përfunduar rreth orës 6 të mëngjesit.

Nga numërimi i votave rezulton se Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë shumicën e votave me 26,404 vota, duke u renditur e para në këtë zonë.

Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 10,594 vota, duke përfaqësuar opozitën kryesore. Ndërsa Koalicioni Shqipëria Bëhet renditet treti me 1,804 vota.

Të pavlefshme nga bashkia e Lushnjës kanë dalë 1071 vota.

Rezultati i votave në të gjithë bashkinë Lushnjë:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 26,404 vota

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 10,594 vota

Koalicioni Shqipëria Bëhet – 1,804 vota

Partia Mundësia – 881 vota

Partia Socialdemokrate (PSD) – 190 vota

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko