Kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD, Jemin Gjana tha se deri në orën 17:00 kanë votuar rreth 13 700 e anëtarë të PD-së.

 

‘Bazuar në të dhënat që kemi grumbulluar deri në orën 17:00, pas orës 17 :00 kishte një fluks në rritje. Me të dhënat e orës 17:00 shifra është, 13 700, me 54% pjesëmarrje. Nuk ka pasur probleme ka qenë ditë e qetë votimesh.’- tha Gjana.

 

Qendrat e votimit në të gjithë vendin, të cilat u hapën që prej orës 08:00 u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00, kur edhe ishte përcaktuar. Për shkak se nuk pati fluk të lartë votuesish, për rrjedhojë nuk pati as shtyrje të orarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re