Fjala e Gjiknurit: Kur kishim debate në lidhje me çështjet e administrimit zgjedhor apo probleme të tjera me të cialt ODIHR-i kishte rënë dakord, ishte opozita që vendosi standardin që për aq kohë sa kemi debate politike, nuk do i drejtohemi ODIHR-it, por vetëm, me drafte e propozime përkatëse.

Hajdeni me propozime konkrete. Zonja Hajdari mund ta çojë në parlament. Ky këshill është krijuar për opozitën jashtëparlamentare. I kemi thënë sillni propozime. Tentativa si këto që përsëriten një herë në shqip, njëherë në anglisht janë vetëm për ta minuar procesin po mbi të gjitha për të vënë në fuqi zbatimin e amendimeve. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Ligji do të plotësohet. I mirëpresim deri ditën e fundit. Ne jemi të gatshëm kurdo që duan ata.

Ne do bëjmë çmos për zgjidhje me opozitën, por nëse nuk ka zgjidhje do vazhdojmë. Këshilli politik është krijuar për shkak të dëshirës së mirë të mazhorancës për të komunikuar me një palë që nuk ka vota në parlament. Organi konsultativ nuk mund të mbajë peng organin vendimmarrës. PS i qëndron marrëveshjes së 5 Qershorit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re