Ka zgjatur rreth 4 orë Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u zhvillua në ambientet e “Hotel Melia” në Gjirin e Lalëzit. Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka folur për mediet pas përfundimit të mbledhjes. Ai tha se procesi i rienergjizimit të PS-së ishte një përgjigje jo vetëm për ata të cilët komentojnë këtë proces, por edhe për vetë përfaqësuesit e PS, pasi u evidentua se kur puna bëhet e strukturuar, dhe kur shtrirja e anëtarësisë nuk ishte vetëm në qendrat e qyteteve apo në zonat e rëndësishme urbane, por shtrihet në gjithë territorin, kudo ka diçka për të përmirësuar.

Gjithashtu tha  në mbledhje u vendos edhe për zgjedhjet e brendshme të Partisë Socialiste të cilat do të zhvillohen me 1 anëtar 1 votë më 12 maj.

Klosi: U anëtarësuan  29255 anëtarë të rinj që iu bashkuan familjen socialiste. Po ashtu u morën vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë më fazën e tretë të rienergjizimit. U morën vendime sa i përket zgjedhjeve të brendshme në PS, që fillojnë me kryetarët e organizatave, pastaj me delegatët e Kongresit, proces që do të realizohet me sistemin një anëtar një votë.

Në 12 maj PS do të thërrasë Kongresin e PS dhe do të vazhdojë me proceset e zgjedhjeve në forumet e tjera drejtuese. Kërkojmë të marrim më shumë mandate se në garën e fundit, dhe për këtë po punojmë. PS  është një parti e madhe dhe synon çdo garë me fitore, dhe ka nevojë të riorganizojë qelizën e saj dhe gjithë strukturën. Synojmë të përmirësojmë në këtë fazë që jemi./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re