Përfundon pas dy orësh marrja në pyetje e Ilir Metës në SPAK.
Ish-Kreu i Shtetit mbërriti në ambientet e SPAK rreth orës 11:00, ndërsa i pranishëm gjatë marrjes në pyetje ishte edhe përfaqësuesi i tij ligjor, Genc Gjokutaj.
Avokati Genc Gjokutaj foli për mediat jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Ai tha se Meta u pyet sot në seancë vetëm për çështjen e lobimit në SHBA, ndërsa theksoi se kreu i PL-së u tregua mjaft bashkëpunues me organet e drejtësinë.
Avokati tregoi se Meta ka qenë bashkëpunues dhe tepër sqarues për aq sa kishte dijeni. Avokati tha gjithashtu se Meta kishte kërkuar që të komunikonte me mediat në kushte të shoqërimit, por kërkesa e tij u mohua nga prokurorët.
Gjokutaj: Nuk e dimë kur do të pyetët sërish, sepse është diskereticion i SPAK. Sot proces verbali u firmos dhe seanca u realizua. Sot ishte vetëm Prokurori Sotir Kllapi me oficerin e policisë gjyqësore dhe seanca e sotme ishte e dedikuar të paktën sepse nuk u diskutua që do pyesim për këtë apo të tjerët. Seanca sot u drejtua në pyetje për lobimin dhe vetëm për këtë episod… Ai u tregua bashkëpunues dhe shumë i qartë për aq sa kishte dijeni…zoti Meta nuk zgjodhi heshtjet, ai u tregua bashkëpunues.Zoti Meta i tha a është e mundur që në kushte të shoqërimit të komunikoj me mediat? Ata i thanë se një gjë e tillë është e pamundur…Zoti Meta nuk diskutohet për të dhënë shpjegime dhe për të qenë bashkëpunues. Një nga seanca ishte sot. Në të gjitha seancat është pyetur 4 herë dhe ka dhënë shpjegime. Zoti Meta përballë këtij proces nuk ka zgjedhur heshtjen as shmangien. Rekursi do paraqitet brenda afatit ligjor. Po e përfundojmë. Meta i kërkoi prokurorëve ç’bëhet për çështjen McGonigal, inceneratorët. Ai është lideri i opozitës dhe sigurisht që PL ka bërë kallëzimet përkatëse dhe u interesua për këto çështje. Prokurorët thanë që nuk mund të përgjigjeshin. Ata sugjeruan që me anë të një kërkesë ti drejtohet një organi të SPAK për aq sa ata do vlerësojnë.’