Pak më parë ka përfunduar numërimi i kutive të hapura për rezultatin e zgjedhjeve lokale në bashkinë e Rrogozhinës.
Edison Memolla, kandidati i Partisë Socialiste, ka rezultuar fitues edhe pas rinumërimit të votave për këtë bashki.
Kandidati i PS, Edison Memolla ka marrë 5129 vota, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka marrë 5108 vota.
Mësohet se pas procesit te rinumërimit, kandidati i PS-së, Edison Memolla rezulton me 21 vota avantazh nga 30 të tilla që kishte shpallur më parë KZAZ.