Ka përfunduar rinumërimi i votave në Bashkinë e Rrogozhinës dhe rezultati mbetet e pandryshuar, me kandidatin e PS fitues.

Kandidati i PS, Edison Memolla ka marrë 5129 vota, ndërsa kandidati  i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha ka marrë 5108 vota, duke ngushtuar diferencën nga 30 vota në 21 vota.

“Bashkë Fitojmë” kërkoi rinumërimin e votave duke pretenduar për parregullsi në numërim dhe po ashtu kërkoi që kutia e burgut të mos njihej.

Ndërkohë kujtojmë që po ashtu rinumërimi i votave në 3 qendra votimi në Elbasan, nuk solli asnjë gjë të re, ndërsa nesër pritet të rinumërohen votat edhe në Bashkinë e Belshit.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re