Përfundon seanca e shqyrtimit të Gjykatës Kushtetuese për legjitimitetit të zgjedhjeve vendore të mbajtura në 30 qershor 2019.

Jordan Daci, përfaqësues i shoqatës së bashkive:

Demokracia do të fitojë, jam I sigurtë se edhe ajo që ka thënë edhe Venecia, zgjedhësve do tu jepet një mundësi për të zgjedhur. Jam i sigurtë që do të jepet vendimi për zgjedhjet vendore.

Në paragrafin 27 gjykata Kushtetuese e pranon se mund të bëjë shqyrtimin për zgjedhjet vendore. Si mund të shkojmë ne në gjykatë europiane nëse na thueht se në fillim duhet të kemi gjykimin nga kushtetuesja.

Vetë komisioni thotë që gjykata ka kompetencë të përgjithshme kushtetuese. Ne mendojmë se ka kompetencë dhe se gjykata do ta gjykojë përtej konkluzioneve të Venecias.

Nëse vendoset për të bërë zgjedhje vendore a do të shpallni kandidaturën?

Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër: Mendoj se duhet të presim vendimin e gjykatës Kushtetuese për këtë. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të kenë zgjedhje të rregullta vendore.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re