Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu deklaroi se dëshiron që të dalë e vërteta e procesit të demontimit të municoneve luftarake që shkaktoi tragjedinë e Gërdecit. Pas përfundimit të seancës së radhës gjyqësore, ai tha për mediat se nuk ka shkelur kurrë ligjin dhe ka pasur marrëdhënie korrekte me institucionet e tjera të përfshira.

“Unë dua të dalë e vërteta, jo vetëm ndaj Fatmir Mediut, por ndaj të gjithë procesit”, tha ai duke nënvizuar se nuk ka shkelur ligjin. “Fatmir Mediu ka pasur një marrëdhënie korrekte me të gjithë strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Forcat Ushtarake”, shtoi ai.

Ai shtoi se kushdo që ka kryer shkelje duhet të dënohet, duke nënvizuar se ai personalisht i ka adresuar të tilla shkelje.

“Kompania kishte bërë shkelje, nëse kompania ka bërë shkelje sipas raportit dhe ky vjen si shqetësim i policisë ushtarake detyra e ministrit është të vlerësoj këtë shqetësim të policisë ushtarake, ta adresojë dhe unë nuk vendos gishtin se kush e ka bërë”, shtoi ai.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re