Përfundon seanca për inceneratorin e Fierit, ku këtë të hënë realizuan  mbrojtjen  katër të pandehur mes të cilëve Sabina Cenameri, Arben Dervishaj, Pellumb Abeshi, dhe Regan Merdani.

Nëpërmjet avokatëve mbrojtës ata mohuan akuzat e SPAK. Bashkë me Alqi Bllakon, Azem Shatërrin dhe Florian Muçën të cilët lexuan konkluzionet në seancat e mëparshme shkon në 7 numri i të pandehurve që  kanë realizuar mbrojtjen.

Ndërkohë mbeten edhe  8 të pandehur  për  të kryer mbrojtjen përfshi edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka. Seanca e rradhës u la më 24 korrik ora 10:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re