Pas më shumë se 7 orësh shqyrtim, Gjykata Kushtetuese ka përfunduar seancën e jashtëzakonshme për vlefshmërinë e shkarkimit të Erion Veliaj.
Shkarkimi ishte vendosur më parë nga Këshilli Bashkiak, miratuar nga qeveria dhe formalizuar me dekretin presidencial.
Pas mbarimit të seancës, Veliaj është rikthyer në qelinë ku mbahet. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese përfundimtar ende nuk është shpallur, ndërsa çështja do të ndjekë procedurat ligjore të mëtejshme.
